Aktualitet

8 raste të reja, zgjerohet harta e të prekurve me Covid-19

Shkon në 850 numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë, në 24 orë u konfirmuan 8 të infektuar. Harta e të prekurve zgjerohet në Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier e Kamëz. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve. Në dy spitalet COVID po trajtohen 30 pacientë, 5 prej tyre në terapi intensive. Në Laboratorin Mikrobiologjik në QSUT vijon testimi serologjik për grupet e riskut. Ministria e Shëndetësisë apelon të respektohen masat, që të vijohet me lehtësimin gradual të tyre.