Aktualitet

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, paraqitet në SPAK!

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule është paraqitur pranë ambienteve e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) këtë të mërkurë.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Kule u shpreh për mediat se ishte thirrur për sqarime për mikrokreditë në kohën kur ishte anëtarë i Këshillit Mbikëqyrës te Banka e Shqipërisë.

“Isha për të dhënë sqarime për kohën kur kam qenë te banka e shqipërisë për hetimin që bëhet për mikrokreditë”.

Dhori Kule ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës