Lajmet e fundit Tech Top Tech - News

Njësoj si Spotify edhe YouTube ka gati ‘recap’-in e tij! Gjithçka që ju keni parë gjatë vitit përmblidhet dhe ju përshkruan…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Të gjithë aplikacionet po bëjnë recap si Spotify! Tani, edhe YouTube ka lançuar recap-in e vet të vitit, ku mund të shikoni 12 karta të personalizuara që të tregojnë kanalet më të shikuara, interesat dhe ndryshimet në zakonet e shikimit të videos. Po, e keni dëgjuar saktë! YouTube tani do të përshkruajë tipin tuaj të personalitetit bazuar në llojin e përmbajtjes që shihni. A jeni një “Skill Builder” që i jepni rëndësi mësimit, apo një “Sunshiner” që kërkon video pozitive? Do të zbuloni shumë më tepër rreth asaj që keni parë gjatë vitit, dhe gjithashtu mund të shihni artistët dhe këngët më të dëgjuara të vitit.

Rrezik edhe WhatsApp do fillojë të na japë një recap me personin me të cilin kemi biseduar më shumë. E pra, ky është një tjetër hap drejt një viti të ri ku mund të shohim dhe të ndajmë më shumë përvoja, ndoshta më shumë sesa do dëshironim!