Bota Health & Beauty

Hantavirus, OBSH: 11 raste të dyshuara, 9 të konfirmuara!

Hantavirusi, vlerësimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH është se rreziku për shëndetin global paraqitet i ulët. Kështu u shpreh Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke raportuar, një ditë pas evakuimit të rreth 120 pasagjerëve nga anija e prekur nga shpërthimi.

Aktualisht ka 11 raste aktive, 9 prej tyre pozitivë me hantavirus. Këto shifra nuk kanë ndryshuar shumë në javët e fundit, falë përpjekjeve të shumë qeverive e nuk ka pasur vdekje që nga 2 maji, tha Adhanom në një konferencë shtypi me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, në Palacio de la Moncloa.

Të gjitha rastet e dyshuara e të konfirmuara janë izoluar e po menaxhohen nën mbikëqyrjen më të rreptë mjekësore, duke minimizuar kështu rrezikun e çdo transmetimi të mëtejshëm, siguroi kreu i OBSH-së.

Në këtë kohë, nuk ka asgjë që të sugjerojë një shpërthim të madh, por pa përjashtuar mundësinë që të zbulohen më shumë raste në javët në vijim.  Vendet ku u transferuan pasagjerët tani janë përgjegjëse.

Zyrtari i lartë iu referua më shumë se 120 pasagjerëve të anijes turistike dhe anëtarëve të ekuipazhit nga 23 shtete, që u evakuuan nga Hondius dhe u riatdhesuan të dielën e dje.

Adhanom shpreson që ata do të ndjekin rekomandimet e OBSH-së, duke këshilluar “mbikëqyrje të ngushtë” të pacientëve “në shtëpi ose në mjedise të përshtatshme deri më 21 qershor”. Gjithashtu, ai përsëriti se organizata shëndetësore ofron udhëzime mbi protokollet që duhen ndjekur për pasagjerët e transferuar.

Vendet mund të bëjnë rregullime e kanë sovranitet. Ne nuk mund t’i detyrojmë të pranojnë protokollet tona. Virusi nuk njeh kufij. Imuniteti ynë më i madh vjen nga solidariteti.

I pyetur mbi mundësinë e rasteve të reja pozitive mes kontakteve të atyre që zbritën nga anija turistike, numri 1 i OBSH-së u përgjigj:

Sigurisht që do të ketë më shumë raste, sepse infeksioni i parë ishte më 6 prill e kaluan shumë ditë para se të merrnim raportin që konfirmonte infeksionin dhe pati shumë ndërveprime me pasagjerët.  Pastaj, duke filluar nga 30 prilli, masat parandaluese ishin tashmë në fuqi.

Gjithashtu, specifikoi se periudha e rekomanduar e karantinës 42-ditore duhet të llogaritet nga 10 maji, jo nga 6 maji.

Të gjithë pasagjerët në bordin e Hondius që zbritën nga anija para se të zbulohej shpërthimi janë gjurmuar, madje edhe ata që zbritën në ishujt më të largët, në Atlantikun e Jugut.