Ashtu siç premtoi, Ledri Vula publikoi klipin e këngës “Trëndafil i Zi”, pjesë e albumit 10/10 që është pritur mjaft mirë nga fansat.
4 nga projektet muzkore të albumit “10/10” falë votave të publikut janë bërë pjesë menjëherë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare. Bëhet fjalë për “Prej Inati”, “100”, “10/10” dhe “Alien”.
Tashmë edhe “Trëndafil i Zi” është i shoqëruar me një videoklip të cilin fansat e reperit e prisnin me padurim.
A do të bëhet kjo këngë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”?! Kjo pritet të shihet nga vendimi i publikut që mund ta votojnë këtë këngë në faqen zyrtare: topawards.top-channel.tv