Bota

A do të përdorë Rusia armët bërthamore në Ukrainë?

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk do të jetë e nevojshme për të përdorur armët bërthamore në Ukrainë dhe ai beson se nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, Putin vuri në dukje se Moska ka forcën dhe mjetet për të vijuar konfliktin në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me sulmet e Ukrainës në territorin rus, shefi i Kremlinit deklaroi se “nuk do të jetë e nevojshme të përdoren armë bërthamore … dhe shpresoj se nuk do të kërkohen”

Ne kemi forcën, si dhe mjete të mjaftueshme për të vijuar atë që nisi në vitin 2022, në një përfundim logjik me rezultatin që kërkon Rusia, u shpreh Putin.

Vladimir Putin nënshkroi një version të rindërtuar të doktrinës bërthamore të Rusisë në muajin nëntor, duke theksuar rrethanat që do t’i lejonin atij të përdorte arsenalin më të madh atomik në botë. Ky dokument i jep mundësinë në përgjigje edhe të një sulmi konvencional të mbështetur nga një fuqi bërthamore. Rusia dhe Ukraina janë në kundërshtim me propozimet e armëpushimit konkurrues.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se njoftimi i Moskës për një armëpushim 72-orësh javën e ardhshme në Ukrainë për të shënuar Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore është një përpjekje për të krijuar një atmosferë të butë “përpara festimeve vjetore të Rusisë”.

Në vend të kësaj Zelensky kërkoi një pauzë 30-ditore siç kishin propozuar Shtetet e Bashkuara. Ai deklaroi se armëpushimi i propozuar mund të fillonte çdo herë e si një hap domethënës drejt përfundimit të luftës.

Volodymyr Zelensky përshëndeti marrëveshjen me SHBA-të për mineralet duke e quajtur “fitore që mund të ndihmojë në sigurimin e sistemeve jetësore të mbrojtjes nga ajri dhe thellimin e lidhjeve strategjike, pas bisedimeve me Trump”-in.  Presidenti ukrainas u shpreh se marrëveshja, e cila krijon një fond të përbashkët investimesh për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, hap tregun ukrainas për investimet amerikane.

Kievi e ka ndarë numrin e tij të kërkuar të sistemeve të mbrojtjes ajrore me Uashingtonin, dhe Trump shprehu gatishmërinë për të punuar mbi këtë kërkesë. Ai theksoi se “këto gjëra nuk janë falas”. Zelensky referoi një paketë ndihme ushtarake 15 miliardë dollarë për 2025-ën dhe një paketë të veçantë 15 miliardë dollarë për vitin 2026, të aprovuar nga Kongresi.