Vjen sërish emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit, banorëve të “Big Brother VIP” të cilët vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më të dashur dhe më e famshme në Shqipëri.
Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike në ambientet e shtëpisë ku banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë.
Një përplasje ka ndodhur mes Jozit, i cili ishte në rolin e moderatorit dhe Loredanës, e ftuar në pjesën e parë të intervistës.
Pas shumë diskutimeve mes tyre dhe marrëdhënies së çiftit pas rikthimit të Jozit, Loredana ka dashur të theksojë e qartësojë hyrjen e babit të saj në shtëpi dhe fjalët që ai shprehur duke pasur më pas me vendimin që ajo mori.
Diçka që Jozi ka komentuar duke i thënë se ka ikur si bisedë dhe se të gjithë e dinë rrjedhën e historisë së saj të jetës dhe situatën, duke treguar kështu një mosinteres nga ana e tij për të dëgjuar më tepër Loredanën. Por ajo gjithsesi vijoi duke shprehur se:
Babi im, më ka patur gjithmonë besën për gjithçka, më ka mësuar shumë për jetën. Ai e di shumë mirë se kush jam unë, çdo që kam patur në jetë e kam përballur vetë… Përderisa unë mora atë vendim atëherë, do t’i dal vetë ballë, si me këtë djalë që kam përballë dhe 100 Joz të tjerë… Unë prindërit e mi nuk i hedh kurrë poshtë.