Magazine Ndryshe

A je normal që e le Ilnisën? Ja si përgjigjet Meriton Mjekiqi…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë moderatori Meriton Mjekiqi. Ai ka startuar mbrëmjen e 10 Janarit emisionin e tij të ri në ekranin e Top Channel, “A je bre normal”. Kjo është një ndër intervistat e tij të para që pas daljes nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania, ndaj pyetjet kësaj eksperience nuk kishin si të mos mungonin.

A është penduar që ka lënë Ilnisën?

Po kush të tha që e kam lënë Ilnisën? Unë u çudita si nuk u përballëm këtu në studio. Janë x arsye përse unë jam ndarë me Ilnisën dhe që jam deklaruar publikisht. Patjetër e vlerësoj shumë kohën që kam kaluar bashkë me Ilnisën, duke e falenderuar për respektin që më ka dhënë dhe është reciprok. Nuk do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet. Dua të ruaj privatësinë, sepse është nënë. Ka një familje të mrekullueshme. Nuk kemi kontakt.