Tensionet vijojnë të rriten në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku debatet dhe rivalitetet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të forta.
Së fundmi, live nga shtëpia më e famshme në vend, në valët e Top Abania Radio-s dhe në YouTube, Mateo ka zbuluar se kë konsideron si kundërshtarin më të fortë në lojë, duke bërë deklarata të forta për disa prej banorëve.
I pyetur nga Brikena, se kë sheh si rival serioz brenda shtëpisë, ai u shpreh pa hezitim për Rogert Sterkaj, ndërsa theksoi se loja e Mirit, sipas tij, tashmë ka përfunduar.
Rogertin, se Mirit besoj i ka mbaruar loja, është hera e dytë që i del loja në pah, lojë e fëlliqur, lojë e pistë qe ka. Ndërsa Rogerti, ka një karakter të shëmtuar që e shfaq gjatë gjithë kohës dhe akoma këtu brenda e mbajnë disa persona jashtë, që jo se duan Rogertin, por duan të demaskojnë persona të tjerë nëpërmjet Rogertit.
Deklarata e tij pritet të ndikojë në dinamikat e lojës, ndërsa rivalitetet mes banorëve po thellohen gjithnjë e më shumë me afrimin e fazave vendimtare të formatit.