Lifestyle Love & Sex

A keni parë në ëndërr se po puthni dikë? Ja çfarë nënkupton kjo…

Puthja në ëndërr është një simbol i fortë emocional, që shpesh lidhet me marrëdhëniet, dëshirat, lajmet dhe energjitë që na rrethojnë. Interpretimi ndryshon sipas personit që po puthni apo që ju puth, dhe çdo variant mbart një mesazh krejt të veçantë.

Nëse shihni në ëndërr që po puthni partnerin tuaj, ëndrra lidhet drejtpërdrejt me harmoninë dhe stabilitetin emocional. Ajo tregon paqe, lumturi dhe një lidhje të fortë shpirtërore mes jush. Por, kur partneri juaj është ai që ju puth, mesazhi është edhe më pozitiv: së shpejti mund të merrni një lajm të mirë prej tij, diçka që do t’ju gëzojë dhe do t’ju afrojë më shumë.

Nëse në ëndërr puthni një mik apo një të afërm që ndodhet larg, kjo shenjë paralajmëron një takim të afërt, një ribashkim që do të sjellë gëzim dhe mall të

Puthja e njërit prej prindërve ka një kuptim të fuqishëm simbolik. Kur i puthni prindërit e gjallë, kjo tregon fat, mbështetje dhe ngjarje të mira që po vijnë. Ndërsa kur prindi ju puth ju, parashikon një dhuratë apo një surprizë që do t’ju mbetet gjatë në zemër. Por, nëse prindi i ndjerë ju puth, kjo shihet si bekim dhe mbrojtje, një shenjë se ata kujdesen për ju nga lart. Puthja e prindit të vdekur nga ana juaj, megjithatë, paralajmëron humbje të diçkaje me vlerë, shpesh interpretuar si një zhgënjim i fortë apo një fund i rëndësishëm.

Nëse puthni ose ju puth një person të njohur apo të panjohur që ka ndërruar jetë, interpretimi ndahet në dy rrugë: puthja nga ana juaj sjell pengesa dhe sfida, ndërsa kur i ndjeri ju puth, sinjalizon një ngjarje të papritur, por pozitive.