Health & Beauty

A kurohet apo vetëm qetësohet dhimbja e kockave?!/Flasin ekspertët!

Një nga pyetjet më të shpeshta për osteoporozën është nëse ajo mund të kurohet. Osteoporoza është një sëmundje që mund të trajtohet dhe menaxhohet me sukses. Çelësi, sipas saj, qëndron te diagnostikimi i hershëm. “Sa më shpejt të diagnostikohet një pacient, aq më e thjeshtë është mënyra e trajtimit dhe aq më të pakta janë kostot dhe sasia e medikamenteve,” theksojnë ekspertët.

Trajtimi modern i osteoporozës është i personalizuar dhe varet nga faktorë si mosha e pacientit, gjinia dhe nëse sëmundja është primare apo pasojë e një gjendjeje tjetër. Protokollet mjekësore fokusohen në disa shtylla kryesore. Sigurimi i niveleve optimale të kalciumit dhe vitaminës D, elementët themelorë për ndërtimin e kockës.

Përdorimi i barnave specifike, si bisfosfonatet, të cilat ndihmojnë në rregullimin e balancës kockore dhe rritjen e densitetit të saj.

Trajtimi mund të jetë afatgjatë, ndonjëherë edhe për gjithë jetën, dhe kërkon një monitorim të kujdesshëm për të siguruar efektivitetin dhe për të menaxhuar efektet anësore.

Qëllimi final i trajtimit nuk është vetëm të përmirësojë vlerat e densitetit kockor, por më e rëndësishmja, të parandalojë pasojën më të rëndë të osteoporozës: frakturat. Duke qenë se sëmundja është pa dhimbje, rreziku i një frakture nga një rrëzim i lehtë është i lartë, ndaj trajtimi bëhet një domosdoshmëri për të mbrojtur shëndetin dhe pavarësinë e pacientit.

Kur kanceri i mëlçisë përhapet në kocka, kjo do të thotë se karcinoma ka arritur stadiumin e katërt (IV) ose ka metastazuar dhe është përhapur në indet, organet dhe kockat përreth. Ky stad mund të shkaktojë dhimbje të forta në kocka, të rrisë rrezikun e frakturave dhe të çojë në ndërlikime të tjera si kompresioni i palcës kurrizore dhe hiperkalcemia, gjendje kur niveli i kalciumit në gjak rritet ndjeshëm.

Sipas Cleveland Clinic, hiperkalcemia është një nga komplikimet më të zakonshme të metastazave kockore dhe mund të shkaktojë simptoma si lodhje, të përziera, konfuzion dhe humbje oreksi. Këto komplikime mund të rezultojnë me dhimbje të vazhdueshme, dobësi ose mpirje në gjymtyrë, vështirësi në urinim ose zbrazje të zorrëve, si dhe probleme sistemike si mungesë oreksi dhe konfuzion mendor.