Aktualitet

Administratori shkoi për kontroll, gjeti vdekjen në një minierë të Martaneshit!

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh ku administratori i subjektit minerar ndërroi jetë. Viktimë mbeti Sulejman Kurti, 62 vjeç, i cili shkoi për të kontrolluar punën, por në rrethana ende të paqarta u aksidentua dhe si pasojë e plagëve ndërroi jetë. Policia shoqëroi disa pjesëtarë të stafit drejtues dhe teknik, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave.

 

Bulqizë / Informacion paraprak

Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S.K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.