Bota

Adoleshentja rrezikon jetën për një SElFIE gjatë stuhisë/VIDEO!

Disa pamje që po qarkullojnë në rrjet tregojnë një vajzë duke u afruar deri në skajin e murit të portit, ndërsa dallgë të mëdha përplasen me forcë nga ana e detit. Në një moment, ajo ulet për të realizuar fotografinë, por një valë e dhunshme e mbulon plotësisht, duke e detyruar të bërtasë dhe të largohet me vrap për t’u mbrojtur. Pavarësisht rrezikut të qartë, adoleshentja rikthehet sërish në të njëjtin vend për një tjetër përpjekje. Madje, në një moment të tretë, ajo heq edhe pallton dhe futet pjesërisht në ujë, përpara se një valë tjetër ta lagë nga koka te këmbët dhe ta nxjerrë pothuajse jashtë ekuilibrit, duke rrezikuar ta rrëzojë në det.

Vetëm atëherë, vajza duket se e kupton rrezikun real dhe largohet nga zona e portit. Videoja është filmuar nga një kalimtar i rastësishëm ndërsa stuhia Ingrid ka goditur fort jugperëndimin e Britanisë, me erëra që kanë arritur deri në 60 milje në orë, përmbytje dhe ndërprerje të qarkullimit hekurudhor.