“Singapore Changi” u shpall Aeroporti i Vitit 2026, për herë të 14-të. Ndërkohë, “Qatar Airways” u veçua si Linja Ajrore më e Mirë në Botë, me shërbim të plotë, duke marrë vendin e parë nga “Korean Air”, fituesja e 2025-ës.
Aeroporti “Hamad International” në Doha mungon në renditjen Skytrax këtë vit, ndonëse ishte i dyti më 2025-ën. Kjo pasi njoftoi tërheqjen nga eventet dhe çmimet ndërkombëtare për shkak të situatës në Lindjen e Mesme e Gjirin Persik.
Pesë aeroportet më të mira në botë gjenden në Azi:
“Incheon International” i dyti, “Tokyo Haneda” i treti, “Hong Kong International” i katërti dhe “Narita” i pesti.
Azia dominon edhe renditjen e linjave ajrore:
“Cathay Pacific” e dyta, “Singapore Airlines” e treta, “Korean Air” e katërta dhe “STARLUX Airlines” e pesta.
Aeroportet më të mirë në Europë
Aeroporti më i mirë në Europë është Paris Charles de Gaulle, i gjashti globalisht e për të katërtin vit radhazi në krye të kontinentit. Pas tij renditen Roma Fiumicino (7), Aeroporti i Stambollit (8) dhe i Mynihut (9).
Të tjerë aeroporte europiane në top 20 janë: Helsinki-Vantaa (11), Vienna International (15), London Heathrow (16), Amsterdam Schiphol (17) dhe Zürich (19).
Aeroporti i Budapestit u shpall më i miri në Europën Lindore, ndërsa Heathrow mori çmimin për blerjet më të mira në aeroport, në botë.
Linjat ajrore më të mira në Europë
Ndër linjat ajrore, Turkish Airlines është operatori europian me shërbim të plotë më i mirë, i 7-ti globalisht.
Më pas, vijnë Virgin Atlantic (13), KLM (18), Air France (19) dhe LOT Polish Airlines (25).
AirlineRatings.com publikoi edhe një renditje për linjat low-cost e hibride.
AirBaltic më e mira në Europë, e katërta globalisht. Pas saj, vijnë easyJet (8), Wizz Air (9), Ryanair (11), Jet2 (12), TUI Group (13), Norwegian (16) e Vueling (19).
Linja ajrore hibride më e mirë këtë vit është Lufthansa. Të tjera linja hibride europiane të renditua mirë janë SWISS (7), Finnair (8), British Airways (9), TAP Portugal (10), Iberia (11), Air Europa (15), SAS (16), Austrian Airlines (18) dhe ITA Airways (20). / shqip.al