Milani vijon bisedimet me Club Brugge për transferimin e Ardon Jasharit, teksa deri më tani nuk ka asnjë akord mes palëve. Futbollisti ka deklaruar se dëshiron me patjetër kalimin në San Siro, por më herët duhet të paguhet vlera e plotë prej 40 milionë euro nga italianët.
Sa i përket kësaj çështje ka reaguar dhe menaxheri i trajnerit Allegri, i cili ka ngritur disa dyshime.
“Nuk mendoj se Allegri do të japë dorëheqjen nëse Jashari nuk vjen te Milani. Ai është një lojtar interesant që Milani po përpiqet ta marrë me një ofertë domethënëse. Max nuk ka frikë për kompletimin e skuadrës. Ai iu propozua Milanit dhe kaloi testin. Është një lojtar interesant, por nuk është ‘lojtari i njëmbëdhjetë’ që i mungon domosdoshmërisht ekipit. Nuk jam aq i sigurt se të gjithë brenda klubit janë plotësisht dakord me këtë operacion. Megjithatë, oferta është shumë serioze”, deklaroi Giovanni Branchini.
Milani ka ofruar 35+3 milionë euro për kartonin e Jasharit, por skuadra belge ka deklaruar se lojtari do të largohet vetëm kur të paguhen 40 milionë euro