Health & Beauty

Ajo që ju është thënë për vezët dhe kolesterolin është e gabuar!

Ekspertët mjekësorë thonë se veza nuk është më “fajtore” për sëmundjet e zemrës.

Sipas studimeve të fundit, problemi kryesor nuk është kolesteroli që marrim nga ushqimi, por yndyrnat e ngopura që gjenden te gjalpi, mishi i kuq dhe ushqimet e përpunuara.

Një studim i vitit 2025, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, tregoi se personat që hanin dy vezë në ditë, por mbanin një dietë me pak yndyrna të ngopura, patën ulje të kolesterolit LDL (“i keqi”). Kjo do të thotë se mëlçia prodhon më shumë kolesterol nga yndyrnat e ngopura sesa nga e verdha e vezës.

E verdha e vezës është shumë ushqyese. Ajo përmban vitamina dhe minerale të rëndësishme, si vitamina D dhe kolina.

Dietologët theksojnë se rëndësi ka si e konsumon vezën. Nëse e skuq në gjalpë ose e ha me sallam e proshutë, rritet rreziku. Por nëse e përgatit me vaj ulliri dhe e shoqëron me perime, është një zgjedhje e shëndetshme për zemrën.