Harper’s Bazaar njofton se trendi më i madh i verës 2025 në aksesorë janë varëset me simbole – të ngjashme me ato që dikur mbante Mbretëresha Viktoria, me nga një simbol për secilin nga fëmijët e saj.
Ndërsa minimalizmi po zbehet, moda po kthehet drejt një maksimalizmi të ndërgjegjshëm, ku kombinimi i varëseve të personalizuara me kujtime apo domethënie të veçantë është bërë shumë popullor.
Ato jo vetëm që duken bukur, por mbartin emocione dhe histori personale.
Në pasarelat Pranverë/Verë 2025, markat si Chopova Lowena, Lacoste dhe Chloé prezantuan versione të ndryshme të varëseve me simbole – nga dizajne të mëdha e me ngjyra, deri te zinxhirë delikatë me perla dhe guaska.
Roxanne Assoulin dhe Catbird kanë lançuar programe personalizimi të varëseve, që po fitojnë popullaritet të madh.
Sipas krijuesve, kjo është një dhuratë ideale dhe një mënyrë për të krijuar një traditë të re personale apo familjare.
Varëset me simbole janë kthyer në një aksesor jo vetëm estetik, por emocional – një trend që do ta shohim gjithandej këtë verë.