Tre të vdekur, mes tyre një fëmijë si edhe 22 të plagosur, është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur sot në afërsi të Nishit, në Serbi. Mediat serbe shkruajnë se një autobus është përplasur me trenin.Të lënduarit janë transportuar në Qendrën Spitalore Klinike në Nish, ndërsa në radhët e tyre raportohet të jenë edhe disa fëmijë. Si pasojë e përplasjes me trenin, autobusi është ndarë në dy pjesë.