Aktualitet

Aksident me 1 viktimë në Milot-Thumanë/Tre të plagosur!

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorm, ku mbeti i vdekur një person.  Tre të tjerë u plagosën.

Nga informacionet paraprake u bë me dije se një makinë, ku udhëtonin 4 pjesëtarë të një familjeje, përfundoi në kanal pasi drejtuesi humbi kontrollin. Viktimë mbeti një 78-vjeçar, i cili ndërroi jetë rrugës për spital.

Tre të plagosurit, Ilir Cahi 55 vjeç, Mira Tafa 62 dhe Besmir Cahi 29 vjeç u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Po punohet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi policor:

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit I. Q., rreth 70 vjeç, L. Q., rreth 40 vjeç, dhe M. Ç., rreth 60 vjeçe.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.