Një aksident u regjistrua sot në zonën e Kaninës në Vlorë, ku u përplasën dy automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i njërës prej makinave mbeti i plagosur rëndë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje shkuan shërbimet e Urgjencës, për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarit.
Për shkak se drejtuesi kishte mbetur i bllokuar brenda automjetit, u nevojit ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës, që bënë të mundur nxjerrjen e tij nga mjeti.
Ndërkohë, efektivët e Policisë në vendngjarje, nisën hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit rrugor.