Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet u përplas me një motor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 e për pasojë mbetën të lënduar dy djem rreth 20 vjeç, të identifikuar si Gledis Zefi e Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor.
Ata u transportuan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se Zefi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Bollati, drejtues i motorit, është në gjendje të qëndrueshme.