Aktualitet

Aksident në Vlorë, plagoset një vajzë!

Një aksident automobilistik u regjistrua sot në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën. Burimet nga policia bëjnë me dije se pranë fshatit Alikokë u përplasën dy makina.

Shkak mendohet të ketë qënë shpejtësia, si edhe prezenca e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut. Si shkak i aksidentit, mbeti e plagosur një vajzë, e cila u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Raportohet se e lënduara mori plagë të shumta.