Aksident rrugor në aksin Vlorë–Peshkëpi. Drejtuesi i një motori mbeti i plagosur ndërsa humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Qishbardhë. 65 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda ndërsa u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po heton per shkaqet.