Aktualitet

Aksidenti i rëndë tek “Mbikalimi i Plepave”, përplasen dy automjete! Raportohet për 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur tek “Mbikalimi i Plepave”, në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”.

Raportohet se automjeti me drejtues 61-vjeçarin me iniciale E. B., është përplasur me makinën me drejtues 65-vjeçarin me iniciale S. P..

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy shoferët, si dhe pasagjerët me iniciale A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga 61-vjeçari.

Aktualisht, të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.