Në prag të fillimit të edicionit të 31-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, aktivistët dërguan një mesazh të fortë para tapetit të kuq në mbështetje të popullit të Palestinës, kundër të cilit izraelitët po kryejnë gjenocid. Përballë Teatrit Kombëtar të Sarajevës, ata shpalosën një banderolë që shkruante “Zemra e Sarajevës shkon në Palestinë”, me një zemër të vizatuar me ngjyrat e flamurit palestinez. Ata mbanin qefije dhe valëvitnin flamujt e vendit.

Këta aktivistë kanë organizuar protesta në Sarajevë në disa raste, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të botës ndaj gjenocidit kundër palestinezëve. Çdo të martë te Flaka e Përjetshme, lexohen emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza. Nga ana tjetër, një numër i madh personazhesh të famshëm po ecin sonte në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Midis tyre janë aktorët Stellan Skarsgard dhe Simon McBurney. Festivali i Filmit në Sarajevë do të hapet me premierën e filmit “Pavilion” të regjisores boshnjake Dina Mustafić.
Ndërkaq, rikujtojmë se tre fluturime speciale të Forcave Ajrore Italiane që transportojnë një grup fëmijësh palestinezë të evakuuar nga Rripi i Gazës për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore në Itali, janë nisur nga Aeroporti i Eilatit në Izraelin jugor. Vetë kryeministrja italiane Giorgia Meloni po ndjek operacionin që përfshin kthimin të tre avionëve C-130 që transportojnë 31 pacientë të rinj dhe 86 shoqërues, me një total prej 117 personash. Ky është operacioni më i madh i kryer deri më tani, i koordinuar nga zyra e kryeministres italiane, si pjesë e përpjekjeve humanitare të Italisë për të ndihmuar popullsinë civile të Gazës.