Gossip

Aktorja 42-vjeçare zbulon “sekretet” e trupit perfekt!

Jennifer Metcalfe, e njohur për paraqitjet e saj shpesh në bikini në rrjetet sociale, ka treguar hapur se si arrin të mbajë në formë trupin e saj të tonifikuar në moshën 42-vjeçare.

Aktorja e serialeve, në një intervistë për Daily Mail, ka zbuluar se nuk i druhet ushqimeve me yndyrë, përkundrazi, beson se e ndihmojnë ta ndiejë veten më mirë teksa rritet në moshë.

Përpiqem të ha shumë yndyrë. Nëse marr një biftek, do të jetë ribeye. E dua pjesën me dhjam. Kofshët dhe krahët e pulës, ushqimet me shumë yndyrë kur bëhesh më i madh në moshë janë vërtet të mira për ty

-ka thënë ajo, duke shtuar se, edhe pse kolesteroli i saj është i lartë, i pëlqen kjo mënyrë të ushqyeri.

A ka argumente se është e dëmshme? Po. Por mua më pëlqen… sa më i yndyrshëm aq më mirë, është natyrale. Më mirë një copë mish me dhjamë sesa një fileto me plot salcë piper


Kur vjen puna te dëshirat për ushqim, ajo nuk e privon veten.

Nëse kam dëshirë për diçka… për shembull diçka pikante, më duhet ta ha atë, asgjë tjetër nuk e zëvendëson. Nuk më mashtron dot me kikirikë pikantë. Më mirë dy lugë nga ajo që dua, sesa një tabaka me zëvendësues

-tregon aktorja.

Përveç dietës, Metcalfe i kushton rëndësi të madhe edhe aktivitetit fizik. Ajo thotë se bën palestër me pesha dhe dëshiron të rikthehet sërish tek yoga.

Duhet të rikthehem tek yoga. E bëja kur jetoja në Liverpool, rreth pesë vite më parë. Shkoja një ose dy netë në javë dhe është diçka që së fundmi kam thënë se dua ta rifilloj. Bëj pak stërvitje me pesha dhe ndonjëherë ndjej tërheqje muskujsh, por yoga i rregullon të gjitha… edhe mendjen e boshatis. Nuk do më mërziste ta filloja sërish

-shprehet ajo.

Jennifer tregon se ka edhe bazë profesionale në këtë fushë:

Kam bërë një diplomë në fitness menjëherë pas A-Levels, kështu që jam shumë e vetëdijshme për atë që funksionon për mua dhe çfarë duhet të bëj.

Aktorja preferon të ushtrojë në shtëpi, vetëm:

Bëj ushtrime në shtëpi, ajo është koha ime kur askush nuk më ndërpret. I vë AirPods në vesh. Njerëzit kanë shokë palestre, unë jam tip ‘shumë bukur për ju, por s’dua të flas me njeri’. Koka ime mjafton. Vë muzikë në vesh dhe e ‘shkërmoq’ një orë stërvitje. Ndihem sikur kam bërë terapi kur mbaroj. Është fantastike për kokën.

Sa i përket jetës private, Jennifer është në një lidhje me Joshua Cox që nga dhjetori 2022. Ai ka qenë më herët në qendër të mediave pasi pati një romancë me Annie Kilner, teksa ajo ishte ndarë përkohësisht nga futbollisti i Manchester City-t, Kyle Walker.

Përpara kësaj lidhjeje, Jennifer ka qenë beqare që nga ndarja në vitin 2020 nga partneri i saj i mëparshëm, Greg Lake, me të cilin ka një djalë 7-vjeçar, Dayne.

Në një intervistë për The Sun në Shën Valentin, ajo ka pranuar:

Kam kaluar kohë me dikë së fundmi dhe ai më bën të ndihem e lumtur. Pres me padurim ta takoj dhe koha jonë bashkë është gjithmonë e këndshme.

Ajo ka rrëfyer gjithashtu se ka provuar edhe aplikacionin e famshëm të takimeve për VIP-a, Raya, por nuk ka shkuar kurrë në një takim përmes tij.

E provova atë aplikacionin e takimeve për të famshëm, Raya, por s’kam shkuar asnjëherë në takim. Më pëlqen të takoj dikë dhe të marr një ide reale për të në jetë, përpara se të dal në takim. Kështu që aplikacioni u fshi shpejt

-ka treguar aktorja.