Health & Beauty Lifestyle

Dieta mesdhetare nuk të dobëson vetëm belin, por edhe ankthin?

Studimet tregojnë se mënyra si hamë ndikon drejtpërdrejt në humorin dhe energjinë tonë Dieta mesdhetare po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një nga mënyrat më të shëndetshme të të ushqyerit, jo vetëm për trupin, por edhe për mendjen.

Studime të fundit shkencore tregojnë se personat që ndjekin këtë stil ushqimi kanë rrezik më të ulët për simptoma depresioni dhe ankthi.

Dieta mesdhetare bazohet në fruta, perime të freskëta, drithëra integrale, vaj ulliri, peshk, bishtajore dhe arra. Pikërisht kjo kombinim i fibrave, acideve yndyrore të shëndetshme dhe antioksidantëve duket se ul inflamacionin në trup dhe përmirëson funksionimin e trurit.

Në disa experimente, pjesëmarrësit që hoqën dorë nga ushqimet e përpunuara dhe kaluan në stil mesdhetar raportuan: gjumë më të mirë, më shumë energji gjatë ditës dhe humor më të qëndrueshëm.

Ekspertët theksojnë se efekti nuk vjen nga një “dietë mrekullie” disa-javore, por nga një mënyrë jetese afatgjatë, ku pjata mbushet me ushqime sa më natyrale dhe sezonalë.