Keira Knightley është fotografuar gjatë xhirimeve të sezonit të dytë të serialit Netflix “Black Doves”, ku luan agjenten sekrete Helen Webb, duke zbuluar një komplot politik. Për rolin e saj, 40-vjeçarja u pa me atletet e saj të preferuara Autry Reelwind.

Seriali i parë u bë hit i menjëhershëm, grumbulloi 60 milionë shikime brenda një jave dhe u lavdërua për komplotin e spiunazhit, skenat vizualisht të bukura dhe performancat e spikatura të Knightley dhe Ben Whishaw.

Në sezonin e dytë, rreziqet për personazhin e saj janë më të mëdha, ndërsa sekrete të vjetra dhe kërcënime të reja dalin në pah. Gardëroba e personazhit është pjesërisht e personalizuar, me frymëzim nga “epoka e artë e dramave spiune”, sipas stilistit Ian Fulcher, i cili përdor tabela konceptuale me fotografi të Catherine Deneuve dhe Grace Kelly për të krijuar një stil elegant dhe të sofistikuar. Rikujtojmë, se disa vite më parë, aktorja ka folur rreth industrisë së filmit. Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, ajo ka deklaruar se çdo grua që ka njohur është ngacmuar ose abuzuar seksualisht njëherë në jetë.
As unë nuk bëj përjashtim nga ky grup. Është e tmerrshme sa shumë mundësi ju mohohen grave dhe ndihem shumë keq për këtë fakt. Akoma gjykohemi shumë.
Gjithashtu ajo ka treguar se ka marrë një vendim për të mos u shfaqur më kurrë nudo në filma, që kanë në drejtimin e tyre regjisorë burra.