Muzikanti James Righton ka ndezur spekulime për një krizë në martesën e tij me aktoren Keira Knightley, pasi është fotografuar në Londër pa unazën e martesës.
Righton u pa duke bërë xhiro me biçikletë në London, dhe në pamjet e publikuara vihej re qartë mungesa e unazës së artë, detaj që mjaftoi për të nxitur menjëherë thashethemet për ndarje.
Në video, ai shfaqej i veshur me një xhaketë me katrorë shumëngjyrëshe, xhinse dhe një kapelë me mbishkrimin “Unë nuk punoj këtu”, ndërsa vëmendja kryesore u përqendrua te statusi i tij martesor.
Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pasi në shkurt të këtij viti u vu re se Keira Knightley kishte hequr mbiemrin e bashkëshortit nga disa dokumente zyrtare që lidhen me kompaninë e saj KCK Boo Ltd.
Çifti e nisi lidhjen në vitin 2011, u fejua një vit më vonë dhe u martua në maj 2013 në një ceremoni intime në France. Gjatë martesës së tyre, ata kanë dy vajza, Edie dhe Delilah.
Keira Knightley rrallë flet për jetën e saj private, por në vitin 2024 ajo bëri një koment të rrallë për martesën, duke thënë me humor se “11 vjet janë mirë për një aktore dhe një muzikant”, ndërsa shtoi se do të ishte e vështirë të punonin së bashku.
Çifti është parë për herë të fundit së bashku në fillim të këtij muaji në Venice, ndërsa tani vëmendja është kthyer te gjendja e marrëdhënies së tyre pas këtyre sinjaleve të reja.