Celebrities Film & Tv Showbiz

Një nga filmat më tipik të Krishtlindjes, por Keira Knightley mendon se ka diçka të sikletshme në “Love Actually”…

Keira Knightley ishte vetëm 17 vjeçe kur luajti në filmin e famshëm “Love Actually”. Kjo komedi romantike, e cila u shfaq në vitin 2003, fitoi statusin e një prej filmave më të dashur të Krishtlindjeve vetëm pak vite pas publikimit. Filmi ndjek historitë e ndërthurura të personazheve të ndryshëm, përfshirë Xhulietën, të luajtur nga Keira Knightley (39-vjeçe).

Në fillim të filmit,  Juliet martohet me Peter, por më vonë zbulohet se edhe shoku i tij më i mirë Mark është i dashuruar me të. Në një skenë tjetër të famshme, Mark arrin në derën e saj, interpreton këngën “Silent Night” dhe rrëfen ndjenjat e tij mbi një pankartë, duke shtuar se Krishtlindjet janë një kohë për të thënë të vërtetën dhe më pas largohet.

Knightley zbuloi për Los Angeles Times se ajo ishte gjithmonë pak në siklet me skenën. Regjisori i filmit Richard Curtis, i cili është miku i saj i ngushtë sot, i kërkoi asaj të përsëriste skenën. Keira kujton:

Ai tha se po shikoja në mënyrë të sikletshme në sytë e kolegut tim dhe unë u përgjigja se skena më dukej vërtet rrëqethëse.

Gjatë xhirimeve të filmit, Keira ishte vetëm 17 vjeçe, ndërsa kolegu i saj 12 vjet më i madh. Ndërsa ishte e ftuar në “The Graham Norton Show”, ylli tregoi se si dikur ngeci në trafik pranë një makine plot me punëtorë ndërtimi. Filluan të vendosin tabela si ato nga skena e famshme e filmit.

Ishte rrëqethëse dhe e lezetshme në të njëjtën kohë, ashtu si në film.

Rikujtojmë se, Keira Knightley ka diskutuar për ndikimin që patën filmat “Pirates of the Caribbean” në karrierën dhe jetën e saj, duke theksuar se ato ishin një burim suksesesh, por gjithashtu dhe një arsye që e “shkatërroi” publikisht. Në një intervistë të fundit për “Times”, aktorja e njohur për rolin e saj në “Atonement” ndau përvojën e saj të dyfishtë, ku fama dhe ekskluziviteti i serisë Disney i dhanë një impuls të madh karrierës, por edhe i shkaktuan shumë pasiguri dhe presion.