Aktorja e famshme, Keira Knightley pohoi se dy fëmijët e saj nuk kanë profile në rrjetet sociale. Knightley, nënë e Edies 10-vjeçare dhe Delilah gjashtëvjeçare me bashkëshortin James Righton, shpjegoi së fundmi vendimin e saj për BBC Radio Four. “E gjej shumë të frikshme sepse është një hapësirë e parregulluar. Mendoj se për fëmijët, hapësira e parregulluar është ajo nga e cila dua t’i mbroj”. Ajo shtoi se në shtëpinë e tyre ka rregulla të qarta. “Ne kemi një rregull ‘pa rrjete sociale’ në shtëpinë tonë. Ata nuk lejohen të përdorin pajisje nëse nuk mund ta shohim se çfarë po shikojnë”.
Aktorja shpjegoi se fëmijët e saj ndjekin një shkollë që inkurajon një fëmijëri pa rrjete sociale, në të cilën janë të përfshirë edhe prindërit. “Ne shkojmë në një nga ato shkolla që zbaton këtë ‘fëmijëri pa rrjete sociale’ ku shumica e prindërve po bëjnë të njëjtën gjë. Kështu që mendoj se shumica e prindërve në shkollë, bien dakord se kjo është rruga që duam të ndjekim. Por padyshim jo të gjithë, sepse është një çështje që ndan shumë njerëz”. Ndërkaq, Knightley është fotografuar gjatë xhirimeve të sezonit të dytë të serialit Netflix “Black Doves”, ku luan agjenten sekrete Helen Webb, duke zbuluar një komplot politik. Për rolin e saj, 40-vjeçarja u pa me atletet e saj të preferuara Autry Reelwind.