Disa postime të vitit 2016 kanë dalë në sipërfaqe nga llogaria në Tumblr që Camila Cabello përdorte dikur.
Këto postime kanë përmbajtje raciste dhe ofenduese ndaj njerëzve me ngjyrë ku përfshihet edhe ish-kolegia dhe mikja e saj në “Fifth Harmony”, Normani.
Fansat kanë reaguar menjëherë duke theksuar se nuk e kishin vënë re këtë sjellje të këngëtares e cila duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.
Nuk ka vonuar shumë dhe Camila ka bërë një deklaratë publike duke kërkuar ndjesë. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, 22-vjeçarja u shpreh se asokohe ishte një fëmijë i paedukuar dhe injorante.
“Nuk do të lëndoja kurrë dikë qëllimisht dhe për këtë kërkoj falje nga thellësia e zemrës. Kam mësuar shumë.” -shkroi ajo ndër të tjera në postimin e saj.