Rajoni

Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese!

Në stacionin e autobusëve në Prishtinë, është raportuar për herë të dytë, për mjet shpërthyes.

Për KosovaPress, lajmin e konfirmoi zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se Policia e Kosovës ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informacionin pas marrjes se njoftimit në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.