Showbiz

Alarm për bombë në Eurovizion, frikësohen shikuesit e spektaklit

Mbrëmjen e kaluar në Tel Aviv u mbajt gjysmëfinalja e dytë e festivalit Europian ku këndoi edhe përfaqësuesja jonë Jonida Maliqi.

Të gjithë ata që po ndiqnin nga ekrani festivalin vazhdonin të ishin në panik për atë çfarë ndodhi në gjysmëfinalen e parë të tij.

Shikuesit e Erovizionit ditën e martë u përballën me një kërcënim që u shfaq në kanalin ku po transmetohej festivali në Tel Aviv.

Transmetimi u ndërpre në ekran pas një sulmi kinbernetik duke përcjellë mesazhe kërcënuese si “Izraeli nuk është i sigurt” apo “Rrezik i sulmeve me bombë”.

Ky sulm mund të ketë ardhur nga grupet pro-palestineze nga shtetet arabe megjithëse televizioni “Kan” me anë të një deklarate u shpreh se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.