Showbiz

Alban Skënderaj merr kreun e “The Top List”

Rreth një muaj më parë, Alban Skënderaj erdhi me një projekt muzikor, për të cilin u shpreh se fillimisht ia dedikonte vetes dhe më pas të gjithëve atyre që donin të jetonin deri në frymëmarrjen e fundit dhe që dëshironin të bënin një kthesë të madhe në jetë.

“Nuk je vetëm” mban titullin ky projekt muzikor, i cili është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” që në javën e parë të publikimit. Kjo këngë, falë votave të publikut, është ngjitur nga java në javë, derisa këtë javë ajo mban kreun e renditjes zyrtare të “Top Awards”.

Një sukses të madh këtë javë ka korrur edhe projekti i Florent Abrashit, “Kush niset me bo sevda”, i cili është ngjitur me 23 pozicione krahasuar me javën e kaluar, duke u pozicionuar në vendine 26-të.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, tre të tilla i janë shtuar listës prej 50 këngësh, duke bërë kështu që disa prej këngëve që qëndronin për një kohë të gjatë në listë, të mbeten jashtë saj.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 91:

  1. Alban Skenderaj – Nuk je vetem
  2. Ardian Bujupi x Capital T – Andiamo
  3. Mixey ft. Capital T – Hatixhe
  4. Butrint Imeri – Bella
  5. Majk – Stila
  6. Irkenc Hyka – Si te jem mire
  7. Gjiko ft. Nora Istrefi – Gabime
  8. Flori Mumajesi ft. Bruno, Klajdi, Dj Vicky – Karma
  9. Ledri Vula – U harrum
  10. Luana Vjollca – Benzina
  11. Stresi ft. Anxhelo Koci – Me fal 2
  12. Butrint Imeri – Vec per mu
  13. Jon Ajdini – Me ler  te shoh
  14. Klodiana Vata – Shi lodre
  15. Majk – Katile
  16. Butrint Imeri – Monalisa
  17. Endri – Si dje
  18. Kida – Pe du