Celebrities Music Showbiz

Alban Skënderaj reagon pas koncertit të suksesshëm në Milano: “Jam i mpirë…”

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, ka ndarë emocionet e tij pas koncertit të mbajtur në Forum Assago në Milano, ku u prit me shumë dashuri dhe entuziazëm nga publiku. Në një postim në Instagram, artisti shkruan se është ende i mpirë nga ndjesitë e forta që përjetoi dhe e ka të vështirë t’i shprehë me fjalë.

Ai falënderon të gjithë të pranishmit, duke i quajtur njerëz të çiltër, të vërtetë dhe me zemra plot dashuri. Albani shkuan:

Çfarë natë! Jam ende i mpirë dhe nuk di çfarë të them! Unë që zotërimin e fjalës e kam pasion, këtë herë jam sinqerisht pa fjalë! Krenohem me ju, njerëz të çiltër e të vërtetë, me zemrat plot dashuri. Jeni frymëzim! T’ju them faleminderit nuk është mjaftueshëm! Ju jam përgjithmonë mirënjohës!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)