Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Aludimet për ndërhyrjen e Gonzatos në raportin e OSBE/ODIHR, BE: Pretendime të rreme! Bashkimi Evropian nuk kërkon të ndikojë në proces!

Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar zyrtarisht dhe ka mohuar një lajm të publikuar në një  media, ku pretendohet se Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it.

LEXO EDHE: BE: Procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe transparent, klima e polarizuar! Vijoni reformat, integrimi objektiv strategjik!
“Pretendimet se Ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, janë të rreme. Siç theksoi së fundmi Ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë. Për më tepër, raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve”, thuhet në reagim.

LEXO EDHE: Mandati i katërt për Ramën, Meloni uron kryeministrin shqiptar për fitoren

“BE është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë. Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike”, mbyllet kjo komunikatë.