Aktualitet

Ambasada franceze në Tiranë dënon sulmin ndaj Vilës 31!

Ambasada franceze në Tiranë dënoi ashpër sulmin ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, duke theksuar se vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara, janë të patolerueshme.

Reagimi i selisë diplomatike të Parisit në Tiranë: 

Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez .

Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës.

Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme.

E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi!