Bota

OBSH-ja e shqetësuar për dëmet e raportuara në Spitalin Gandhi në Teheran!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shpreh shqetësim pas raportimeve paraprake për dëme në Spitalin Gandhi në kryeqytetin iranian Teheran, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite e amerikane.

Në një postim në rrjetin X, Ghebreyesus thotë se OBSH-ja po i heton dhe verifikon këto informacione.

… por, ato shërbejnë si një kujtesë se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të parandaluar që institucionet shëndetësore, të përfshihen në konfliktin e vazhdueshëm. Objektet shëndetësore mbrohen me ligjin ndërkombëtar humanitar.

Nga Irani, më herët u bë e ditur se gjatë sulmeve, spitali u dëmtua, ndërsa dhe sipas disa imazheve të publikuara, personeli e pacientët u evakuuan.

Në një tjetër zhvillim, Administrata e Zonave të Bazave Sovrane në Qipro tha se ka plane për “shpërndarjen e përkohshme të personelit jothelbësor”, të vendosur në bazën britanike RAF Akrotiri.

Baza ajrore RAF Akrotiri u godit nga një sulm i dyshuar me dron, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Londër.

Shpërndarja e personelit është një masë paraprake, thuhet në deklaratë. Ndërsa e kuptojmë që njerëzit mund të jenë të shqetësuar, ne nuk besojmë se kjo është e nevojshme. Shpërndarja e përkohshme vlen vetëm për Stacionin RAF Akrotiri.

Objektet e tjera në Episkopi, Dhekelia e Ayios Nikolaos do të funksionojnë si zakonisht.