Me mbi 1 milionë e 200 mijë raste e më shume se 71 mijë viktima, Amerika është vendi më i goditur në botë nga COVID-19. Për nga numri i të prekurve, Shtetet e Bashkuara pasohen nga Spanja me mbi 219 mijë dhe Italia me më tepër se 213 mijë. Sa i përket viktimave, vendin e dytë e mban Britania me 29 mijë e 501, që ia kaloi dhe Italisë fqinje ku numri i atyre që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 është 29 mijë e 315. Në të gjithë botën, janë rreth 3 milionë e 700 mijë raste e mbi 257 mijë viktima, sipas universitetit amerikan “Johns Hopkins”.