Aktori i njohur, Amos Zaharia, dihet se është tepër i rezervuar dhe preferon ta mbajë jetën e tij e personale private.
Por këtë herë, në një intervistë të fundit, Amosi, u pyet nga moderatorja nëse kishte gjetur “njeriun e zemrës”.
Ai dha një përgjigje të kujdesshme, duke zbuluar se momentalisht ndodhej në një lidhje, por nuk dëshironte të ishte i sigurt për të ardhmen e saj, duke theksuar se jeta shpesh sjell të papritura.
Ai shpjegoi se çdo person që ka pasur në jetën e tij ka qenë “njeriu i zemrës” për atë periudhë, duke i dhënë rëndësi çdo lidhjeje dhe dashurisë që ka përjetuar.
Sipas tij, koha dhe rrethanat shpesh ndikojnë që rrugët e dy njerëzve të ndahen, por gjithashtu mund të bashkohen me dikë tjetër në një moment të caktuar të jetës.
Çdo person që ka qenë në jetën time ka qenë njeriu i zemrës. Që do të thotë me çdo vajzë me të cilën jam lidhur, gjithmonë e kam dashur shumë, por jeta, koha, rrethanat të bëjnë që rrugët të ndahen në një pikë dhe të bashkohen me dikë tjetër në një pikë tjetër.
Në lidhje me të ardhmen, Amosi shprehu dëshirën që lidhja e tij aktuale të ishte ajo e fundit, por gjithashtu theksoi se ka pasur këtë dëshirë edhe në lidhjet e kaluara. Ai preferoi të mbante një qasje të hapur ndaj jetës, duke pranuar që gjithçka mund të ndryshojë papritur.
A do të doja që të ishte kjo e fundit? Po, patjetër. Po kështu kam dashur edhe më përpara…