Gossip Showbiz

Ana de Armas zbulon më shumë rreth Keanu Reeves pas bashkëpunimit në “Ballerina”! “Është i pamëshirshëm…”

Filmi më i ri i sagës “John Wick”, me titullin “Ballerina”, mbërrin në kinema të premten, më 6 qershor. Protagonistja e këtij projekti është aktorja kubaneze Ana de Armas, e cila luan përkrah yllit të njohur të aksionit Keanu Reeves.

Ky bashkëpunim ka ngjallur pritshmëri të mëdha mes fansave, jo vetëm për lidhjen e tij me universin e “John Wick”, por edhe për kiminë që pritet të sjellin dy aktorët në ekran.

Në një intervistë për revistën Women’s Wear Daily, Ana de Armas foli për emocionet e premierës dhe përvojën gjatë xhirimeve me Reeves.

Kur e takova për herë të parë Keanu-n, ai sapo kishte mbaruar ‘John Wick’-un e parë dhe na tregonte për të gjatë një dreke. Ishte e pabesueshme sepse unë jam rritur duke parë filmat e tij si ‘Speed’ dhe ‘Matrix’

-u shpreh aktorja.

Duke komentuar për përfshirjen e saj në këtë projekt, Ana tha:

Ishte si të më jepte pishtarin – një bekim për të qenë pjesë e diçkaje që ka domethënie të madhe për të

Aktorja zbuloi gjithashtu detaje nga prapaskenat:

Keanu është i pamëshirshëm. Ai është si unë – perfeksionist. Nuk mjaftohemi kurrë me një dublë. Duam ta bëjmë më mirë, çdo herë. Është e vështirë të ndalojmë së xhiruari.

Bazuar në këto deklarata, “Ballerina” pritet të jetë një ndër hitet më të mëdha të vitit, me intensitet aksioni, përkushtim artistik dhe një kombinim të fuqishëm mes dy yjeve të Hollivudit.