Gossip Showbiz

Ana de Armas dhe Tom Cruise, gjithnjë e më pranë – aktorja flet për herë të parë!

Pas takimit të parë në Londër, raportet mes Ana de Armas dhe Tom Cruise janë bërë më të shpeshta, madje të dy kaluan së bashku edhe ditëlindjen e aktores. Megjithatë, de Armas insiston se gjithçka është në kuadër profesional.

Aktorja spanjollo-kubaneze, e cila ndodhet në një tur promovues për filmin e saj të ri “Ballerina” – pjesë e universit të “John Wick” – u shfaq në emisionin “Good Morning America”, ku nuk munguan pyetjet mbi marrëdhënien e saj me yllin e “Mission Impossible”.

De Armas u përgjigj se takimet e tyre kanë të bëjnë vetëm me projektet e përbashkëta.

Padyshim që po punojmë në shumë gjëra. Jo vetëm një, por disa projekte me Doug Liman, Christopher McQuarrie dhe, sigurisht, Tom. Dhe jam shumë e emocionuar

Burime pranë dy aktorëve dhe agjentët e tyre kanë konfirmuar të njëjtën gjë – bëhet fjalë për bashkëpunime të ardhshme në kinematografi.

Doug Liman dhe Christopher McQuarrie janë dy emra të njohur në industrinë e filmit – respektivisht si regjisor dhe skenarist – me një histori bashkëpunimesh të suksesshme me Cruise.

Pas “Ballerina”, duket se Ana de Armas do të jetë pjesë e disa projekteve të mëdha me këtë treshe të fuqishme të Hollywood-it.