Gossip Showbiz

Tom Cruise dhe Ana de Armas i japin fund romancës? “Më mirë si miq sesa si çift”

Romanca mes Tom Cruise dhe Ana de Armas ka përfunduar. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, çifti i famshëm i Hollywood-it i ka dhënë fund lidhjes në mënyrë miqësore, pa konflikte apo tensione.

Aktorët, të cilët u bënë një nga çiftet më të komentuar të vitit, ishin parë shpesh bashkë në dalje luksoze dhe udhëtime romantike.

Ata morën pjesë në festën e ditëlindjes së David Beckham, udhëtuan me avion privat dhe kaluan pushime në një jaht në Menorca, ku u panë tepër të afërt. Dyshja u shfaq gjithashtu së bashku në koncertin e Oasis në stadiumin Wembley.

Burime pranë çiftit thanë për “The Sun” se Cruise dhe De Armas “kaluan momente të mrekullueshme, por kuptuan se janë më mirë si miq”.

Të njëjtat burime shtuan se “nuk ka pasur asnjë dramë apo keqkuptim mes tyre, përkundrazi, ata ende kanë shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin”.

Kjo ndarje e qetë pritet të shmangë çdo tension në planin profesional, pasi të dy do të vazhdojnë të punojnë bashkë në filmin fantastiko-shkencor “Deeper”, me regji të Doug Liman.

As Cruise dhe as De Armas nuk kanë komentuar publikisht për ndarjen, megjithatë aktori 63-vjeçar ka folur me admirim për ish-partneren e tij, duke e quajtur “një aktore brilante dhe me talent të jashtëzakonshëm”.