Gossip

Ana de Armas, në formë perfekte pas ndarjes nga Tom Cruise!

Ana de Armas u pa në super formë fizike teksa dilte nga një palestër në Los Angeles, të premten, vetëm pak kohë pas ndarjes nga aktori i famshëm Tom Cruise.

Aktorja 37-vjeçare, e njohur si Bond girl, kishte veshur një bust të zi sportiv dhe streçe gri, duke vënë në pah barkun e tonifikuar.

Ajo e kompletoi look-un me një kapele të zezë bejsbolli, atlete sportive, ndërsa mbante në dorë një bluzë gri me kapuç dhe një shishe uji rozë.

Nga palestra, Ana ndau edhe një selfie në pasqyrë, ku flokët e saj kafe lëshoheshin mbi shpinë, ndërsa pozonte e relaksuar pas stërvitjes.


Sipas The US Sun, Ana së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me Tom Cruise, pasi dyshja kishin kuptuar se “shkëndija ishte shuar”. Romanca e tyre thuhet se nisi gjatë përgatitjeve intensive për xhirimet nën ujë të filmit të tyre thriller “Deeper”, i cili aktualisht është në pauzë. Çifti u pa për herë të fundit bashkë në korrik, kur dolën publikisht si partnerë.

Burime pranë ish-çiftit kanë treguar për mediat se ndarja ka qenë miqësore:

Tom dhe Ana kaluan një kohë të bukur bashkë, por lidhja e tyre si çift e kishte mbyllur ciklin. Do të mbeten miq të mirë, por nuk janë më në një romancë. E kuptuan që nuk do ta çonin më tej dhe se ishin më mirë si shokë

– është shprehur një burim.

Thuhet se “shkëndija mes tyre ishte zbehur”, megjithatë ata vazhdojnë të respektojnë njëri-tjetrin dhe Ana është tashmë e konfirmuar në projektin e radhës filmik me Tom, çka do të thotë se do të vazhdojnë të punojnë bashkë.

Raportime të fundit sugjeruan se aktorja ka qenë disi e trishtuar pas ndarjes dhe pauzës së filmit, por miqtë thonë se ajo po ecën përpara:

Ana mendoi se ky vit do të ishte shumë ndryshe dhe ndihet e zhgënjyer. Por e di që do të bëhet më mirë dhe po vazhdon përpara. Është ende mike me Tom, nuk po rrëzohet emocionalisht në shtëpi

– citohet të ketë thënë një burim për Daily Mail.

Sipas revistës Us Weekly, vendimi për t’u ndarë ka qenë kryesisht i Anës, e cila është ndier e parehatshme me ritmin e shpejtë të marrëdhënies:

Gjërat po lëviznin shumë shpejt dhe ajo filloi të ndjehej pak e parehatshme me këtë

– tha një burim, duke shtuar se ajo ende e pëlqen shumë Tom-in, por “vendosi të shtypte frenat”.

Megjithëse janë “të mbyllur për momentin si çift”, burimi thekson se mes tyre ekziston ende një lidhje dhe “kimia është e pamohueshme”, ndaj nuk përjashtohet që në të ardhmen të shohin sërish se ku mund t’i çojë kjo marrëdhënie.