Angelina Jolie mahniti publikun me një fustan elegant prej kadifeje të zezë gjatë paraqitjes së modës Couture në Festivalin e Filmit në San Sebastian, në Spanjë. Aktorja 50-vjeçare tërhoqi vëmendjen me elegancën e saj. Ylli i “Maleficent” ndaloi xhirimet e dramës së re “Anxious People”, për të marrë pjesë në festival.

Paralelisht, ajo është në përgatitjet e fundit për projektin e saj më të ri me regjisorin Doug Liman, thrillerin me spiunazh “The Initiative”, ku do të luajë rolin e një spiuneje të quajtur Bright. Ndërkohë, sipas “People”, Jolie po mendon të shesë rezidencën e saj historike në Los Angeles dhe të shpërngulet jashtë SHBA-ve sapo fëmijët e saj më të vegjël të mbushin 18 vjeç.
Aktorja, e cila ka gjashtë fëmijë me Brad Pitt, thuhet se nuk ka dashur kurrë të jetojë në Los Angeles me kohë të plotë, por ishte e detyruar për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë. Burime pranë saj theksojnë se Jolie pret me padurim një jetë të re jashtë Hollywood-it, pas një beteje të gjatë ligjore me ish-bashkëshortin e saj që përfundoi vetëm vitin e kaluar.
Prej kohësh po qarkullojnë thashetheme për një romancë midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie. Dyshja e aktorëve u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2010 “The Tourist”, ndonëse muajve të fundit ka spekulime se miqësia e tyre mund të shndërrohet në diçka më shumë se sa një marrëdhënie profesionale. Sipas mediave të huaja, Johnny dhe Angelina kanë qenë në kontakt prej kohësh dhe thuhet se po takohen fshehurazi në Londër-Los Angeles.
Sipas një burimi të afërt, takimet e tyre zhvillohen në dhoma private të restoranteve dhe klubeve luksoze, larg syrit të publikut. Burimi thekson se marrëdhënia e tyre është aktualisht në fazën e takimeve, por thuhet se Depp ka pasur ndjenja për aktoren e famshme prej vitesh dhe dëshiron një lidhje më serioze. Kujtojmë se Johnny Depp e mbështeti Angelina Jolie gjatë divorcit të saj nga Brad Pitt. Thuhet se madje i siguroi avokatin e tij për ta ndihmuar me çështje të ndërlikuara ligjore.