Tashmë ankimimet për gjobat e Policisë Rrugore do të bëhen online përmes portalit e-albania. Qëllimi i kësaj mase është që të eliminojmë detyrimin e qytetarëve për t’u paraqitur nëpër zyra. “Me këtë hap, ne, së pari bëjmë një shërbim për qytetarët, së dyti eliminojmë edhe një mundësi kontakti të drejtpërdrejtë të qytetarëve me komisionet përkatëse. Në mënyrë që të evitojmë të gjitha risqet e mundshme, që kanë gjasa të zhvillohen në këto situata”. Ministri i Brendshëm apeloi për kujdes dhe për për sjellje të përgjegjshme në rrugë nga drejtuesit e makinave. Sandër Lleshaj tha se eshte ne ndergjegjen e qytetareve kujdesi gjate qarkullimit me makine, per te shmangur aksidente te mundshme.