E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë psikologia Fleura Shkëmbi. Ajo ka folur më shumë se si të menaxhojmë një lidhje, si të shmangim ankthin e ndarjes nga partneri, por dhe shumë më shumë…
Si mund ta përjetojmë ne një ndarje pa një rëndesë të madhe emocionale dhe t’i themi vetes që ‘nuk është fundi i botës’?
Ne krijojmë situata të tilla tek vetja jonë, por nga ana tjetër duhet të jemi të qartë, që kjo është një marrëdhënie që nuk po funksionon dhe ne duhet ta ndërpresim. Duhet të bëjmë një balancë. Jam këtu, çfarë mësova nga kjo gjëja, kam qëndruar 5 vjet me këtë personin, ka pasur dhe gjëra të bukura. Në momentin që ky personi na plotëson ato që duam, na plotëson egon tonë, ne themi që është më i miri e nuk ka tjetër. Në momentin që ne po ndahemi, ky personi është zero, mundësisht të vdesë, në makabritet… Ndërkohë që atë energji që po harxhoj për hakmarrje, unë duhet ta kem për të rritur veten time.