Disa fluturime të kompanive ajrore Albawings dhe Blue Panorama u anuluan ose u vonuan në Rinas, duke acaruar pasagjerët, të cilët kanë pritur për orë të tëra në Rinas. Sipas të dhënave nga faqja zyrtare në internet e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, u anulua fluturimi i Albaëings drejt Firences, ndërsa u shty ai drejt Venecias dhe Riminit. Kaos u krijua edhe nga vonesat e fluturimeve të kompanisë Blue Panorama, me destinacion Xhenoan dhe Romën.