Tech

Aplikacionet që janë instaluar më shumë në vendet evropiane!

Maps Interlude publikoi një hartë të Evropës që tregon se cili aplikacion është instaluar më shumë herë në vendet evropiane gjatë vitit 2024. Tre aplikacione dominuan dhe më i popullarizuari midis tyre është Temu. Përveç Temu, i cili, ndër të tjera, ishte më i popullarizuari në Gjermani, Francë, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera evropiane, harta dominohet nga ChatGPT, i cili është veçanërisht i popullarizuar në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Në vitin 2024, ChatGPT ishte aplikacioni më i popullarizuar në Kroaci, Slloveni, Hungari, Rumani, Austri dhe Zvicër. TikTok ishte gjithashtu aplikacioni më i popullarizuar në disa vende. Platforma kineze për ndarjen e videove të shkurtra ishte zgjedhja e qytetarëve të Italisë dhe Malit të Zi. Aplikacioni që tërhoqi më shumë vëmendje lidhet me zgjedhjen më të popullarizuar të qytetarëve bullgarë. Në fakt, gjatë vitit 2024, qytetarët e këtij vendi instaluan më shumë Tetris, dikur lojën video më të popullarizuar në botë.

Në një epokë ku çdo moment është i ndërthurur me teknologjinë, nga ora inteligjente deri te njoftimet e pandërprera të rrjeteve sociale një numër gjithnjë e më i madh njerëzish po përqafojnë një koncept të ri; minimalizmi digjital. Ky nuk është thjesht një trend, por një filozofi jetese që synon të rivendosë balancën mes përfitimeve të teknologjisë dhe shëndetit tonë mendor.

Minimalizmi digjital përkufizohet si përdorimi i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i teknologjisë, duke eliminuar çdo gjë që nuk shton vlerë reale në jetën tonë. Nuk do të thotë të heqësh dorë nga teknologjia, por të vendosësh kufij: të përdorësh telefonin vetëm për funksione bazë, të reduktosh aplikacionet që shpërqendrojnë dhe të rikthesh kohë për veten jashtë ekranit.